Haker anglisht hacker ėshtė emri qe i jepet njė personi qe krijon e ndryshon kompjuter software dhe hardware, dhe qe ka njohuri ne kompjuter programim, kompjuter perdorim dhe nė ēėshtjet e sigurise te sistemeve kompjuterike. Hakeri ėshtė njė njeri qe merret me perballimin e sfidave intelektuale pėr te vepruar apo tejkaluar ne menyre krijuese kufinjte qe i vihen, jo vetem ne fushat e interesuara te tij (zakonisht informatiken apo inxhenierine elektronike) por ne te gjitha lėmet e jetės se tij. Hakeri mund te cilesohet edhe si njė njeri entuziast (zelltar) dhe kureshtar ne fushen e informatikes dhe kompjuterikes qe futet pa leje ne kompjuterat (rrjetet kompjuterike) e qeverise apo shoqerive (i shtyre nga kureshtja pėr te mesuar me teper) pėr te marre informacionet qe do.
Ne lemin e kompjuter programimit hakeri ėshtė njė programues qe "mat e pret" ose arrin qellimin e tij duke perdorur njė rradhe ndryshimesh te shfrytezoje ose zgjase kodin (ēelėsin) apo burimin. Pėr disa njerez, emri haker ka njė fame te keqe dhe lidhet me personin qe "kosit" ose perdor dhune pėr te kryer detyra programuese te cilat janė te shemtuara dhe te pasuksesshme. Trajta negative e emrit "hack" perdoret madje mes perdoruesve ne kuptim pozitiv te hakerit.
Ne fushen e sigurise kompjuterike hakeri ėshtė njė person i afte te shfrytezoje apo te hyje pa leje me ane te mjeshtrive e taktikave ne njė sistem kompjuterik. Kjo lidhet zakonisht me hakerat Black hats (kapele zinjte). Kundershtaret e tyre janė White hats (kapele bardhet) te cilet janė hakera me parime dhe etike, qe nuk demtojne kurre njė sistem kompjuterik. Poashtu ka edhe Grey hats (Kapelat e perhirta). "Hakera" jo te mirefillte qe s“kane shumė njohuri ne programim apo ne informatike dhe qe perdorin programe te gatshme nga te tjeret dhe demtojne ēdo sistem te pambrojtur janė Script kiddies (femije shkarravinash).
Ne haker-kulture, hakeri ėshtė njė person qe ka arritur njė status te sigurt shoqeror dhe ėshtė i njohur midis anetareve te kultures pėr kryerje te vlerave kulturore dhe njė sasi te besueshme te diturise teknike.
|